Kosova
FSK të hënën pranon automjetet ushtarake, donacion i SHBA-së
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së bën të ditur se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle), donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën, më 30 gusht 2021, nga ora 11:00.
Me këtë rast, do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.
Ndryshe, ditë më parë ministri Mehaj ka bërë të ditur se automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.
“Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.
Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm.
Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”, kishte njoftuar ministri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












