Kuriozitete
Pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë të huaja
Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona të vetkarantinohen, duke lënë shumë veta me shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.
Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.
Ka disa përfitime të vërtetuara shkencërisht për njerëzit dygjuhësh. Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si Alzheimeri apo Demantia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Çikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezulton në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.
Ju mund të përdorni një aplikacion gjuhësor për të mësuar gjuhët, nga spanjisht deri në hindu. Këtu janë pesë kurset kryesore dhe më popullore të gjuhëve, sipas të dhënave nga Duolingo, të renditura sipas numrit të nxënësve aktualë të regjistruar, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Gjermanisht për anglisht folës (8.18 milionë njerëz)
Anglisht për portugezët (11.1 milionë)
Frëngjisht për anglishtfolësit (14.4 milionë)
Spanjisht për anglishtfolësit (25.8 milionë)
Anglisht për spanjishtfolësit (28.6 milionë)
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












