Kosova
KQZ-ja certifikon 48 subjekte politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, raportojnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Në listën e subjekteve politike që certifikohen nga KQZ-ja nuk janë akoma subjektet politike parlamentare dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e radhës.
Ky institucion mori vendim të enjten për certifikimin e 48 subjekteve politike, prej të cilave 18 parti politike, 1 koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është rreth 550 kandidatë, prej të cilëve rreth 30 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Po ashtu, KQZ-ja mori vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale, Fatmir Hasani dhe Xhavit Murati, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas KQZ-së, do të vazhdohet në mbledhjet e radhës me certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve të tjera politike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














