Kosova
Euronews: Kosova e dënon deputetin serb, i cili e mohoi masakrën e 1999-ës
Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim për mohimin e Masakrës së Reçakut.
Për këtë çështje ka shkruar edhe rrjeti televiziv europian “Euronews”, duke theksuar Todosijeviq në mars të vitit 2019 kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.
Tutje thuhet që drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke e quajtur “të turpshëm”, raporton Euronews, përcjell albinfo.ch.
“Ky vendim skandaloz, i cili nuk bazohet as në ligj dhe as në drejtësi … është një vendim kundër çdo serbi që lufton për të vërtetën”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













