Kosova
Deri në dy orë pritje në dalje në Merdar
Edhe mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdar është më i ngarkuari
Pritjet për dalje në Merdar janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 1200 metra.
Deri afro një orë ka pritje te Dheu i Bardhë, ku kolona është 300 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendje më e qetë paraqitet në pikëkalimet e tjera kufitare.
Në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare në Vërmicë, pritjet janë deri në 20 minuta, ku kolona është 100 metra.
Fluks i veturave që ua kanë mësyrë pikëkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje ka qenë i madh javët e fundit, pasi mërgimtarët kanë përfunduar pushimet dhe po drejtohen për në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











