Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 1 milion izraelitë marrin dozën e tretë
Fushata e re e vaksinimit ka nxjerrë të dhënat e para në lidhje me efektivitetin e dozës së tretë
Më shumë se një milion izraelitë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa qeveria po lufton për frenimin e përhapjes së variantit Delta përmes një tjetër fushate vaksinimi.
Qeveria izraelite nisi fushatën e saj të fundit të vaksinimit mbi dy javë më parë, duke u bërë thirrje izraelitëve mbi 60 vjeç (që u ul në mbi 50) që të marrin dozën e tyre të tretë “përforcuese”, të cilën zyrtarët shpresojnë se do të ndihmojë në mbrojtjen e më të prekurve të Izraelit nga varianti i ri.
1,048,767 izraelitë, që është më shumë se gjysma e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë dy dozat e para (në total 1.9 milion izraelitë) 5 muaj më parë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Fushata e re e vaksinimit ka nxjerrë të dhënat e para në lidhje me efektivitetin e dozës së tretë.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultatet janë shumë premtuese. Marrësit e dozës së tretë rezulton të jenë 2.5 herë më të mbrojtur nga infeksioni sesa ata që morën vetëm dy dozat e para të vaksinës Pfizer.
Mbrojtja e shtuar duket se arrin kulmin rreth një javë pas dhënies së dozës së tretë. “Ne kemi arritur një milion qytetarë që kanë marrë përgjegjësinë për veten dhe kanë bërë vaksinimin e tyre të tretë. Qytetarët e Izraelit janë të parët në botë që marrin dozën e tretë, dhe kjo nuk është diçka që ne duhet ta marrim si të mirëqenë. Është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin dhe jetesën tonë. Të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha kryeministri Naftali Bennett.
“Vaksina është metoda më efektive që ne kemi për të luftuar variantin Delta, për të mbrojtur shëndetin, ekonominë dhe rutinën tonë të përditshme”, tha ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz.
Nga popullsia e Izraelit prej rreth 9.3 milionë, mbi 5.8 milionë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe më shumë se 5.4 milionë kanë marrë dy të tilla.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













