Lajme
Gjermani, gatishmëri e lartë për t’u vaksinuar
Në Gjermani janë vaksinuar më shumë se 52,2 milionë vetë (62,8 për qind e popullsisë së përgjithshme)
Gjermania ka kohë që po debaton për privilegjet që mund të krijohen për të vaksinuarit. Kjo që të inkurajohen ata që refuzojnë vaksinimin për t’u vaksinuar dhe për të arritur në Gjermani atë që quhet imunitet i tufës.
Shifrat tregojnë se gota nuk është gjysmë e mbushur, por është duke u mbushur plot. Sipas të dhënave të Robert Koch Institut (RKI), deri më 12 gusht në Gjermani janë vaksinuar më shumë se 52,2 milionë vetë (62,8 për qind e popullsisë së përgjithshme), të paktën një herë kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Krejtësisht të imunizuar janë 46,6 milionë vetë (56,1 për qind). Dhe kush ka bërë deri tani një vaksinë, do ta bëjë tjetrën maksimumi pas gjashtë javësh duke u futur tek ata që janë imunizuar krejtësisht.
Gatishmëria për vaksinim është e madhe
Duket sikur shifrat janë të ulëta: pak më shumë se gjysma e popullsisë. Pra, shumë më pak njerëz se synimi që ka RKI, për të krijuar imunitetin e tufës, i cili kërkon të paktën që 80 për qind e popullsisë të jetë vaksinuar.
Por, për të kuptuar nëse vërtet ekziston refuzim i konsiderueshëm për vaksinimin, është e nevojshme që të kuptohen shifrat sipas grupeve të popullsisë. Dhe aty bëhet e qartë se mes të moshuarve synimi ka kohë që është arritur: 85,6 për qind e mbi gjashtëdhjetëvjeçarëve janë vaksinuar tashmë dhe 81,7 për qind kanë madje mbrojtje të plotë, thonë të dhënat e RKI.
Tek mosha nga 18 deri 59 vjeçare pjesa e atyre që janë vaksinuar është duke u rritur: 63,4 për qind janë vaksinuar një herë dhe 58,3 për qind janë vaksinuar krejtësisht. Vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë nga 12 deri 17 vjeç shifrat janë të ulëta: Vetëm 23,1 për qind e tyre kanë marrë vaksinën e parë dhe 13,7 për qind janë vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













