Lajme
Shkëmbim gjarpërinjsh në kufirin Zvicër-Francë
Dy burrat vendosën të bënin shkëmbimin e gjarpërinjëve në mes të ditës
Në lajm i çuditshëm dhe i pazakontë ka qarkulluar në të gjitha mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Ato raportuan se dy burra në fillim të të 20 -tave (mosha), njëri banues i Zvicrës dhe tjetri i Francës, vendosën të shkëmbejnë kutitë e tyre me gjarpërinj.
Të dy gjarpërinjtë thuhet se janë specie të mbrojtura dhe tregtia me ta është e ndaluar, transmeton tutje albinfo.ch.
Sidoqoftë, të dy burrat vendosën të bënin shkëmbimin në mes të ditës, në një nga vendkalimet kufitare zvicerane-franceze, pranë Gjenevës.
Thuhet se ata hapën kutitë që përmbanin gjarpërinjtë dhe vazhduan t’i ndërrojnë ata në pamje të plotë të rojave kufitare.
Oficerët doganorë u përfshinë, duke i kapur të dy personat.
Megjithëse është kryer një shkelje, ky incident po cilësohet më shumë i karakterit komik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














