Lajme
Gjermania nuk ndihmon Afganistanin nëse talibanët marrin pushtetin
Ushtarët gjermanë kanë qenë të angazhuar në kuadër të forcave të NATO-s, për gati 20 vjet në Afganistan
Gjermania ka thënë të enjten se do të ndalë mbështetjen financiare për Afganistanin, në rast se talibanët marrin pushtetin.
Duke folur për transmetuesin gjerman ZDF, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se talibanët e dinë se Afganistani nuk mund të mbijetojë pa ndihmën ndërkombëtare.
“Ne nuk do të dërgojmë asnjë cent për këtë shtet, nëse talibanët marrin plotësisht kontrollin, zbatojnë Ligjin e Sheriatit dhe e kthejnë vendin në kalifat”, ka thënë Maas.
Gjermania dërgon rreth 430 milionë euro si ndihmë për Afganistanin brenda një viti, dhe është një nga donatorët më të mëdhenj.
Prej kur trupat ndërkombëtare kanë nisur të tërhiqen nga Afganistani në muajin maj, talibanët kanë marrë kontrollin e një pjese të konsiderueshme të territorit.
Duke folur për radion Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka konfirmuar se afganët që kanë punuar me forcat gjermane do të dërgohen në Gjermani për t’u mbrojtur nga hakmarrja e talibanëve.
“Ekziston përkushtim për t’i larguar nga aty”, ka thënë Kramp-Karrenbauer, duke përmendur se në këtë proces kanë dalë disa pengesa.
Autoritetet lokale lejojnë largimin e shtetasve afganë nga shteti, vetëm nëse kanë pasaportë, dhe një pjesë e madhe nuk e kanë këtë dokument.
“Pa këtë dokument udhëtimi, njerëzit nuk mund të nisen drejt aeroportit”, ka thënë Kramp-Karrenbauer.
I pyetur për zgjerimin e territorit të talibanëve, Maas ka përmendur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga ky vend.
“Kjo ka nënkuptuar se të gjitha trupat e NATO-s është dashur të tërhiqen po ashtu, sepse pa kapacitetet amerikane, asnjë shtet nuk mund të dërgojë ushtarët e vet atje në mënyrë të sigurt”, ka thënë mes tjerash Maas.
Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.
Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











