Autotech
Publikohen imazhet e para të veturës së re elektrike të Audi – Q5 e-tron
Nga një fabrikë në Kinë kanë arritur fotografitë e reja të një SUV elektrik. Fjala është për modelin Audi Q5 e-tron, që së shpejti pritet të prezantohet zyrtarisht dhe që është i dedikuar për tregun kinez.
Bazuar në platformën mekanike MEB të Volkswagen Group që funksionon enkas në veturat elektrike, Q5 e-tron ndanë të njëjtën teknologji si ajo e Volkswagen ID.6.
Kjo nënkupton që ka një kabinë praktike, në të cilën mund të akomodohen deri në shtatë persona në tri palë ulëse. E aty janë edhe variantet e motorëve të ndryshëm – ai me dy dhe me nga një që bartin fuqinë në të katër rrotat.
Elektromotori bazik 35 e-tron prodhon 180 kuaj-fuqi, derisa ai paksa më i fuqishëm 40 e-tron ka 204 kuaj-fuqi. Aty do të jetë edhe 50 e-tron me elektromotorë.
Falë një konfiguracioni të tillë, Audi Q5 50 e-tron bën tërheqje me të katër rrotat. Të dhënat e baterisë mbeten të panjohura, por pritet e ngjashme sikurse ajo e vendosur në VW ID.6 me kapacitet prej 77 kWh.
Kjo i siguron autonomi prej 590 kilometrave me një mbushje. Detaje tjera për Audi Q5 e-tron do të bëhen të ditur gjatë prezantimit zyrtar.
E-Diaspora
-
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali Hetimet zbardhin ekzekutimin e Francesco Diviestit, trupi i të cilit u dogj në një zonë të... -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















