Lajme
Çdo i treti infeksion në Zvicër sillet nga pushimet: Kosova, mes 4 “vendeve të prejardhjes”
Shumica e infeksioneve janë marrë në vendet e pushimeve si në Spanjë, Greqi, Qipro dhe Kosovë, raporton "Neue Zürcher Zeitung"
Rreth një e treta e infeksioneve me koronavirus aktualisht në Zvicër kanë hyrë nga jashtë, gjegjësisht janë sjellë nga ata që kthehen prej pushimeve.
Për këtë arsye, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) u bën thirrje urgjente udhëtarëve që kthehen të testohen, edhe nëse nuk kanë simptome.
Fjala është për ata që nuk janë vaksinuar ose shëruar. Por ajo nuk ka planifikuar ndonjë masë të mëtejshme ndërsa testet vazhdojnë të jenë pa pagesë, transmeton albinfo.ch.
Në kantonin e Cyrihut, për shembull, rreth 30 për qind e infeksioneve aktualisht u faturohen njerëzve që kthehen nga pushimet – me tendencë rritjeje. Shumica e infeksioneve janë marrë në vendet e pushimeve si në Spanjë, Greqi, Qipro dhe Kosovë, raporton “Neue Zürcher Zeitung”.
Kur bën fjalë për Kosovën si burim infeksionesh, gazeta, veç tjerash shkruan se “Në Kosovë, për shembull, më pak se 10 përqind të njerëzve janë vaksinuar dy herë, dhe varianti delta nuk ka shpërthyer vetëm në Zvicër”.
“Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar këtë verë për të vizituar më në fund miqtë dhe familjen”, vazhdon gazeta. “Mirëpo, në udhëtimin e tyre të kthimit, disa prej tyre nuk kanë sjellë me vete vetëm përshëndetjet nga vendlindja por edhe virusin”, transmeton albinfo.ch
Në Cyrih, aktualisht janë kryesisht të rinjtë në mesin e të infektuarve të fundit shumica prej tyre nën moshën 40 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet se ku është infektuar dikush. Në Cyrih, infeksionet ndodhin rrallë në jetën e natës, ndërsa në Bazel ky burim është përgjegjës për rreth një të katërtën e infeksioneve.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












