Futboll
Messi i jep lamtumirën Barcelonës mes lotësh: Nuk e imagjinoja se do ikja kështu
Lionel Messi nuk i përmban lotët kur duhet t’i japë lamtumirën Barcelonës
Teksa hyn në sallën ku duhet të japë fjalimin e lamtumirës, dhe ku ndodhen trofetë e skuadrës, argjentinasi shpërthen në lot, duke iu dashur pak minuta para se të flasë për herë të fundit në klubin spanjoll.
“Është vështirë për mua pas kaq shumë vjetësh, pasi kalova të gjithë jetën time këtu. Nuk jam gati, nuk është sikundër e kisha menduar. Duhet të them lamtumirë pas 21 vjetësh, largohem së bashku me gruan time dhe tre fëmijët, të cilëve u kam premtuar se është një mirupafshim. Ky klub ka qenë shumë i mirë me mua, më ka dhënë kaq shumë. Kemi kaluar shumë gjëra të bukura”, u shpreh futbollisti.
Pak ditë më parë Barcelona bëri me dije largimin e tij me arsyetimin se nuk mund të përballonte më pagesën e shifrave të larta. Tifozë të shumta që mbanin fanellën me numër 10 u mblodhën jashtë stadiumit të ‘Camp nou’, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Dhashë gjithçka për këtë fanellë që të ishte më e mira në botë. I jam mirënjohës ngrohtësisë që kam marrë nga njerëzit. Falënderoj shokët e mi që janë këtu, nuk e kisha menduar kurrë këtë lamtumirë, nuk e dija se do të shkonte kështu. Do të doja të flisja nga fusha për të ndjerë ovacionet e fundit të tifozëve të mi, më kanë munguar shumë gjatë pandemisë”, shtoi më tej 34-vjeçari.
Gjatë fjalimit Messi nuk zbuloi se cilat ishin planet e tij, por gazeta franceze ‘L’Equipe’ raportoi se fituesi i ‘Topit të Artë’ mund të bashkohej me Paris St Germain.
Messi, i cili u bashkua me ekipin e të rinjve të Barcelonës në moshën 13-vjeçare, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, fitues gjashtë herë i Topit të Artë, dhe i ka siguruar ekipit spanjoll shumë fitore në disa kampionate.
Kontrata e tij e fundit, sipas një raporti të El Mundo e nënshkruar në vitin 2017, ishte më fitimprurëse në sportin botëror. Revista ‘Forbes’, në vitin 2021 e ka renditur 34-vjeçarin si sportistin e dytë me fitimet më të larta në botë, me 130 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












