Lajme
Edhe të vaksinuarit infektohen por shumë pak prej tyre përfundojnë në spital
Vaksinimi nuk ofron mbrojtje absolute. Por ata që infektohen duke qenë të vaksinuar vuajnë nga simptoma më të buta ose fare pa simptoma
Gjatë korrikut, një numër më i madh njerëzish u desh të shkonin në spital për shkak të infeksionit me koronavirus. Por, shumica e madhe e tyre nuk ishin të vaksinuar, ose kishin marrë vetëm njërën vaksinë, siç tregojnë të dhënat e fundit të BAG, shkruan watson.ch.
Ky është një tregues i qartë për atë se sa mirë është duke funksionuar vaksinimi
Që nga shkurti i këtij viti, sipas të dhënave të BAG, rreth 7,000 njerëzve u është dashur të shtrohen në spital për shkak të rrjedhës së rëndë të sëmundjes në lidhje me koronavirusin. Por, vetëm 100 prej tyre ishin të vaksinuar, trasnmeton albinfo.ch.
Shikuar në përgjithësi, ky duket të jetë një sukses i madh. Por megjithatë shifrat duhet të relativizohen sepse shumë pak veta ishin të vaksinuar (plotësisht) në fillimin e këtij viti dhe, në përputhje me rrethanat, nuk mund të regjistroheshin në statistikat e të vaksinuarve.
Nga ana tjetër, nëse përqendrohemi në javët që nga fillimi i korrikut, teza e mësipërme konfirmohet në tërësi: Nga 343 persona të shtruar në spital, të infektuar me Covid, 21 ishin plotësisht të vaksinuar, transmeton albinfo.ch. Kjo është rreth gjashtë për qind në një kohë kur afër 50 % e popullsisë ka marrë vaksinën.
BAG thekson se shifrat duhet të trajtohen me kujdes. Nga njëra anë, procesi i raportimit është ende duke u konsoliduar, nga ana tjetër, në numrin e rasteve të infeksionit dyshohet për një numër të konsiderueshëm të rasteve të pa raportuara.
Sidoqoftë, shifrat e para nga Zvicra dhe ato nga jashtë tregojnë qartë se vaksinimi jep atë që ishte premtuar: Pra, vaksinimi nuk ofron mbrojtje absolute kundër infeksionit me koronavirus, përcjell albinfo.ch. Por ata që janë të infektuar duke qenë të vaksinuar do të vuajnë nga simptoma më të buta ose fare pa simptoma.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













