Lajme
Biden dëbon emigrantët pa dokumente, shkak COVID-19
Të paktën 940 mijë njerëz, kanë njoftuar zyrtarët të mërkurën e 4 gushtit, janë dëbuar nga lëshimi i urdhrit vitin e kaluar.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se, do të zgjasin në një afat të pacaktuar politikën e dëbimit të emigrantëve pa dokumente, të ndjekur që nga koha e ish-presidentit Donald Trump.
Sipas zyrtarëve, politika e njohur si “Titulli 42” ka për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 në ambientet ku qëndrojnë emigrantët. Nga kjo politikë, përjashtohen fëmijët dhe disa familje.
Vendimi vjen pasi emigrantët vazhdojnë të vërshojnë drejt kufirit amerikan – vetëm në korrik janë regjistruar rreth 210 mijë veta.
Në një deklaratë nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se masa do të ndalojë dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit.
Dogana bën bilancin
Oficerët nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare deklaruan se kanë kaluar mesatarisht 6 mijë e 779 individë çdo ditë në korrik, përfshirë 616 fëmijë të pashoqëruar.
David Shahoulian, ndihmës-sekretar për politikën e kufirit dhe emigracionit, tha se “numrat rekord” të emigrantëve kishin “tensionuar” operacionet në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS).
“Këto norma takimesh kanë bërë që… objektet kufitare të mbushen përtej kapacitetit të tyre normal të funksionimit, duke ndikuar në aftësinë për të përdorur distancimin social”.
Gjithashtu, ndihmës-sekretari tha se departamenti po përjeton “norma të rritura ndjeshëm” të rasteve pozitive me COVID-19.
Ai shtoi se rreziqet janë rritur për shkak të përhapjes së variantit shumë të transmetueshëm Delta.
Unioni Amerikan i Lirive Civile dhe disa grupe të tjera avokimi kanë thënë se do të kthehen në gjykatë mbi përdorimin e “Titullit 42” nga presidenti Biden.
SHBA, fluks migrantësh
Në muajt e fundit, SHBA-të kanë parë një rritje masive të migrantëve dhe azilkërkuesve nga Amerika Qendrore. Sipas ekspertëve, dhuna, katastrofat natyrore dhe grindjet ekonomike të lidhura me pandeminë janë disa nga arsyet që qëndrojnë pas fluksit të tyre.
Disa kanë sugjeruar gjithashtu se perceptimi i një administrate më të butë, nën demokratin Joe Biden, ka kontribuar në eliminimin e krizës. Megjithëse Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar migrantëve të mos shkojnë në kufirin e SHBA-ve.
Kampi në tendë në bazën ushtarake “Fort Bliss” në El Paso, Texas, është shtëpia e përkohshme e mbi 2 mijë fëmijë të mitur, të cilët kanë kapërcyer vetëm kufirin SHBA-Meksikë dhe tani po presin ribashkimin me familjen në SHBA.
Gjetjet nga hetimi i BBC-së përfshijnë akuza për abuzim seksual, shpërthime të COVID-it dhe morrave, një fëmijë që pret orë të tëra për kujdes mjekësor, mungesë rrobash të pastra dhe fëmijë të uritur që shërbehen me mish të pazier.
Pse kaq shumë fëmijë e kanë kaluar kufirin vetëm?
Mbi 1 milion migrantë janë përpjekur të kalojnë në SHBA këtë vit, sipas Doganave dhe Patrullës Kufitare – pothuajse dy herë më shumë se në 2020.
Shumë të rritur depërtohen për shkak të një rregulli të shëndetit publik të vendosur në epokën Trump. Por shumica e fëmijëve, nën presidentin Joe Biden, janë lejuar të qëndrojnë. Këta fëmijë vijnë kryesisht nga Guatemala, Honduras ose El Salvador.
Rreth 80% e fëmijëve migrantë, që përfundojnë vetëm në SHBA, kanë të afërm në vend, por sistemi nuk po i bashkon ata shpejt.
Më parë këtë vit, HHS-ja ngriti një sistem të kampeve emergjente – “Fort Bliss” është një – për të lehtësuar mbipopullimin në objektet e drejtuara nga Dogana e SHBA-ve dhe Patrulla Kufitare.
Aktualisht, fëmijët kalojnë mesatarisht 31 ditë në kampe HHS, nga 40 ditë në fillim të administratës së Biden në janar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











