Lajme
Qendra “Woodrow Wilson”: Deri më 2027 FSK, ushtri plotësisht operacionale
Qendra “Woodrow Wilson” në Washington ka publikuar sot një raport lidhur me konsolidimin e sovranitetit të Kosovës dhe çfarë duhet bërë.
Raporti jep rekomandime për vazhdimin e proceseve që janë në ngecje dhe rregullimin e politikave që pengojnë zhvillimin e Kosovës, përkatësisht njohjen e plotë të Kosovës nga shtetet e BE-së dhe anëtarësimin e saj në NATO.
“Fuqizoni bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s. Lehtësoni zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri plotësisht operacionale deri në vitin 2027 dhe nxitni bashkëpunim të mëtutjeshëm në stërvitje të përbashkëta ushtarake. Përcaktoni deri në vitin 2027 një rrugë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) duhet të qëndrojë në vend deri në atë kohë kur arsyet për prezencën e misionit nuk qëndrojnë më.
Nëse shfaqen kundërshtime të mëdha për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet evropiane, të cilat e njohin Kosovën, duhet të angazhohen, si alternativë, për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën”, thuhet në raportin e publikuar.
Ndryshe, në këtë raport gjithashtu thuhet se Qeverisë së re nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti i nevojitet përkrahja e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, sidomos SHBA-së dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ajo të jetësojë agjendën e saj të brendshme dhe që të konsolidojë sovranitetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani Mjeku nga Kaçaniku merr drejtimin e Klinikës së Mjekësisë Interne II, duke shënuar një tjetër sukses... -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














