Lajme
141 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku dhe 32 të arrestuar brenda një dite
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 141 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 111 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, brenda 24 orëve policia ka shqiptuar edhe 1539 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












