Lajme
Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve anti-Covid
Në Gjermani para pak ditësh janë vënë masa të reja për Covid-19. Pavarësisht ndalesës për mbajtje të disa protestave, mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave për luftim të coronavirusit, përmes së cilave Qeveria gjermane synon të luftojë variantet e reja të këtij virusi, përcjell albinfo.ch.
Policia ka thënë më 1 gusht se disa protestues kanë “sulmuar” zyrtarët policorë dhe kanë penguar trafikun në kryeqytetin gjerman.
Një zëdhënës i Policisë ka vlerësuar se rreth 5,000 protestues kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa 600 janë ndaluar.
Protestat, që janë zhvilluar edhe në qytete të tjera gjermane, kanë ardhur pasi gjyqtarët kanë ndaluar mbajtjen e disa marsheve në këtë fundjavë nga lëvizja Querdenker, e cila ka qenë më e zëshmja kundër kufizimeve për koronavirus.
Zyrtarët kanë thënë se kanë ndaluar mbajtjen e protestave, pasi ka pasur shqetësime se pjesëmarrësit mund të mos respektojnë vendimet për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës, ndërkohë që rritet numri i të infektuarve.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Francë më 31 korrik.
Dhjetëra-mijëra protestues kanë ndalë nëpër rrugët e Parisit për të kundërshtuar pasaportën shëndetësore për koronavirus, përmes së cilës mundësohet hyrja në një mori institucionesh publike.
Një pasaportë e vlefshme shëndetësore sigurohet nga vaksinimi i plotë, testi negativ për koronavirus, apo shërimi nga infektimi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











