Lajme
Përhapja e variantit Delta, Greqia rrezikon mbylljen
Autoritetet greke po mendojnë vendosjen e kufizimeve të reja, madje dhe mbylljen e disa ishujve turistikë në vend. Shkak për këtë është rritja e rasteve të reja dhe përhapja e variantit Delta. Sipas tyre, pronarët e lokaleve dhe hoteleve nuk po respektojnë masat anti-Covid, shkruan The Guardian.
Greqia ka vënë në gatishmëri agjentë të tjerë policie në ishujt turistikë të vendit, në përpjekje për të kontrolluar respektimin e masave anti-Covid, sidomos në ambientet e frekuentuara nga më të rinjtë, për të ndaluar përhapjen shqetësuese të variantit Delta.
Rreth 168 njësi janë dërguar në Mikonos, në krahasim me 56 që ishin një vit më parë. Ndërkohë 30 agjentë policie janë vendosur në Ios për të kontrolluar diskotekat dhe klubet e natës.
Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, dy ishujt janë një hap larg kufizimeve të reja, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me covid, të regjistruara ditët e fundit. Por dhe për shkak të pranisë së një numri të madh turistësh në ishuj.
Shqetësimi më i madh i autoriteteve, të cilat po vlerësojnë aktivizimin e kufizimeve të reja, ka të bëjë me faktin se pronarët e lokaleve nuk respektojnë masat e sigurisë. Situata është shqetësuese dhe në ishujt e Zantes, Tino, Lefkadha, Santorini, Paros dhe Rod.
Turizmi përbën pothuajse 25% të PBB -së greke. Në qershor Banka e Greqisë parashikoi se do të duheshin dy deri në tre vjet që udhëtimet dhe shpenzimet të ktheheshin në nivelet para pandemisë, duke thënë se të ardhurat për këtë vit nuk kishin gjasa të tejkalonin 40% në krahasim me vitin 2019, kur të ardhurat e industrisë arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 18 miliardë eurosh.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











