Kosova
Udhëtarët kaluan natën në aeroport, pas anulimit pa paralajmërim (Prishtinë-Helsinki)
Bëhet e ditur se fluturimi Prishtinë-Helsinki, i planifikuar për datën 31 korrik pas mesnatës, është anuluar për shkak të problemeve teknike të aeroplanit, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se udhëtarëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport dhe janë ankuar se kanë pasur mungesë të informatave për udhëtimin.
Megjithatë, nga kompania “Reisebüro Prishtina” kanë thënë për Klankosova.tv se fluturimi është anuluar për shkak të problemeve teknike të aeroplanit dhe se udhëtarët janë informuar se fluturimi është shtyrë për 1 gusht pas mesnate.
“Për çështje sigurie, fluturimi është anuluar. Udhëtarëve u janë shtypur biletat e reja dhe kompania ka ofruar edhe mundësinë që atyre që kanë dëshirë të ndërrojnë edhe datën pa pagesë”, thanë nga kjo kompani.
Ndërkaq, udhëtarja Fitore Durmishi ka thënë se nga mesnata deri tash në mëngjes nuk kanë qenë të informuar për shtyrjen e fluturimit.
“Kemi pas me udhëtu prej Prishtinës për në Helsinki në ora 01:40 edhe deri tani s’kemi marrë asnjë informatë. Sot pas orës 8 të mëngjesit kanë ardhë dy persona edhe na kanë thënë që është anuluar fluturimi. Ende jemi në aeroport duke i kërkuar çantat që na kanë humbur. Kurrkush nuk po merr përgjegjësi dhe shumë maltretime kemi pasur”, tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













