Kosova
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë krijimin e një pike të përbashkët kufitare
Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ende po qëndron në vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut, prej ku ka thënë se Kosova është e gatshme të ndërmarrë masat e nevojshme për realizimin e një pike të përbashkët kufitare në mes të dy shteteve. Një gjë të tillë e synon edhe Maqedonia e Veriut, ka thënë kështu homologu i saj në Shkup, Bujar Osmani, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, Gërvalla dhe Osmani kanë thënë se në takimin e përbashkët kanë biseduar edhe për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive.
“Sa u përket pikave kufitare, u jap shumë të drejtë, është diçka që duhet të gjejmë një zgjidhje pragmatike me qëllim që qytetarët të mos detyrohen të presin gjatë në kufi, zgjidhje të tilla nuk ka nevojë t’i shpikim, sepse ekzistojnë, i kemi shembujt në vendet e ndryshme, i ashtuquajturi ‘one stop shop është bisedë mes nesh mbetët të gjejnë mundësi konkrete. Si Republikë e Kosovës jemi shumë të gatshëm të ndërmarrim në aspektin teknik gjithçka që është e nevojshme për realizimin e një pike të përbashkët, të një vendkalimi të përbashkët kufitar me qëllim të mos pritet dy herë”, ka thënë Gërvalla.
E ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se partneritetin politik e ekonomik me Kosovën po tentojnë ta kthejnë në projekte konkrete, të cilat do të përmirësonin jetën e qytetarëve në të dy shteteve.
“Qëllimi është të krijohet një pikë e përbashkët kufitare e dyja vendeve, grupet e punës ka një kohë që punojnë në drejtim të fizibilitetit dhe përcaktimit, ose përgatitjet së një plani të tillë, mbledhja e përbashkët e qeverive duhet të jetë një shtytës i rëndësishëm në drejtim të formalizmit të hapave drejt krijimit të kësaj pike të përbashkët kufitare, por nuk ka dilema pulitke të çfarëdo lloji sa i takon krijimit të kësaj pike kufitare. Bile po tentohet të shkohet edhe më tej në drejtim të liberalizimit të kufijve në rajon, me qëllim, siç thashë, lirimit të potencialit të mbyllur tani në rajon për shkak të fragmentimit të tregjeve dhe barrierave administrative që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Osmani.
Gjithashtu Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Gjatë vizitës saj në Shkup, Gërvalla ka thënë se Kosova është e përkushtuar me Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera të rajonit të thellojnë bashkëpunimin rajonal me gjashtë shtete të barabarta që për synim e kanë integrimin në Bashkimin Evropian.
“Integrimi në Bashkimin Evropian do të mundësojë për të gjitha shtetet e rajonit edhe një bashkëjetesë edhe më të mirë dhe pa barriera, të cilën këtë bashkëjetesë e mësojmë shumë mirë edhe nga modeli i Bashkimit Evropian dhe i shteteve, madje integrimi në Bashkimin Evropian mundëson bashkëjetesë edhe në mes të shteteve, të cilat mund të kenë pasur probleme serioze në të kaluarën, por të marrim si shembull Francën dhe Gjermaninë, atëherë është e qartë se sa më e lehtë bëhet jeta për qytetarët tanë”, ka thënë ajo.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të takojë sot në Shkup krerët institucionalë dhe do të marrë pjesë në aktivitete kulturore.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












