Lajme
Zvicër: Numri i të sëmurëve në kujdesin intensiv është rritur për 33 për qind
Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga java e 14 qershorit ndërsa numri i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, krahas numrit të infeksioneve me koronavirus kohëve të fundit po vjen duke u rritur edhe numri i shtrimeve në spitale. Ky i fundit është rritur nga 48 në 63 raste në javën në mes 19 dhe 25 korrikut, raporton srf.ch.
Ndërkaq një zhvillim shqetësues është rritja aktuale e numrit të njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 33 për qind më shumë të shtruar në spitalet e kujdesit intensiv në krahasim me një javë më parë
32 pacientë kanë qenë gjithsej në njësitet e kujdesit intensiv në javën raportuese, siç ka treguar të enjten Buletini i përjavshëm për Koronën, i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Mosha mesatare (median) e të gjithë personave që janë në kujdesin spitalor inmtensiv për shkak të Covid është 56 vjeç. Kjo do të thotë se gjysma e tyre ishin më të vjetër, gjysma tjetër ishin më të rinj se 56 vjeç.
Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga java e 14 qershorit ndërsa numri i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm, në një nivel të ulët.
Njerëzit midis moshës 20 dhe 29 vjeç janë infektuar më shpesh, me pothuajse 1,700 raste të reja të raportuara, transmeton albinfo.ch. Më pak nga të gjithë , janë infektuar personat midis 70 dhe 79 vjeç.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













