Lajme
Mbahet “1st Swiss Medical Summer School”, në Prishtinë
Sot, më 26.07.2021, po vazhdon të mbahet “Dita e 1-rë e shkollës verore mjekësore Zvicerane – Prishtinë”, e organizuar nga dy mjekë shqiptarë që punojnë në spitalet zvicerane, transmeton albinfo.ch.
“1st Swiss Medical Summer School” ka filluar që nga ora 09:00 dhe është duke vazhduar tutje, në Prishtinë.
Në këtë ngjarje patën rast që të gjithë mjekët kosovarë, përfshirë edhe studentët e rinj, të mësojnë mbi përvojat e profesionit.
Pikat kryesore të ligjërimit që janë duke u zhvilluar, kanë të bëjnë me temat si: Ligj;rata “Infrakti i zemrës”, nga Florim Coculi dhe ligjërata “Gjakderdhje gastrointestinale” e ligjëruar nga Mentor Bilali.
Po ashtu, gjatë kësaj dite do të flitet edhe për “workshop” diskutime për rastet klinike etj.
Dy organizatorët janë Mentor Bilali dhe Florim Cuculi.
Mentor Bilali i emëruar Chefarzt (shef mjekësor) dhe që nga 1 janari 2021 ka marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal”. Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.
Kardiologu Florim Cuculi është një emër i njohur në spitalin kantonal të Luzernit në Zvicër, ligjëron edhe si docent privat (associate profesor) në Universitetin e Bazelit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











