Lajme
Mbikëqyrja e tepërt e punëtorëve, e papranueshme
Kompanitë kanë gjurmuar punonjësit sidomos gjatë pandemisë për të monitoruar punën e tyre

Përdorimi i inteligjencës artificiale, e njohur ndryshe edhe si AI, Artificial Intelligence, u shtua gjatë pandemisë, sipas deklaratës së fundit të një prej sindikatave më të mëdha në Evropë.
Ekspertët thonë se kanë identifikuar disa praktika goxha ngjethëse të përdorura nga kompanitë për të monitoruar punonjësit e tyre.
“Shohim se janë përdorur disa algoritme që janë vënë në punë për të gjurmuar hapat e ndërmarrë nga punonjësit që u detyruan të punojnë online gjatë pandemisë”, shpjegon Isabelle Schömann, eksperte pranë ETUC.
“Të dhëna, si orët e punës; apo sa herë është prekur tastiera prej tyre, për shembull, që vë në punë gjurmimin biometrik, janë absolutisht të papranueshme. Nuk mund të bësh “vëllain e madh” në çdo dimension të mundshëm, ndaj ne mendojmë se kjo mbikëqyrje po fillon të bëhet krejtësisht e pavend”.
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga bizneset po vihet në punë masivisht, vitet e fundit madje një studim i fundit ka treguar se 55% e drejtuesve të burimeve njerëzore në SHBA përdorin algoritme parashikuese kur rekrutojnë punonjës të rinj.
Në këto raste sistemet e inteligjencës artificiale thuhet të ulin normën e paragjykimeve që shihet si dobësi tek njerëzit, ama në të njëjtën kohë ato mund të krijojnë dhe forma krejtësisht të reja diskriminimi.
Shumë ligjvënës në BE mendojnë se këto praktika invazive që ndërmerren në emër të sigurisë po bëhen në kurriz të të drejtave themelore të njeriut.
“Duhet të investojmë më tepër në sigurinë publike. Duhet gjetur një balancë, pasi një fije e hollë i ndan mbledhjen e të dhënave personale në emër të sigurisë më të mirë nga ruajtja e të drejtës së privatësisë dhe lirisë së shprehjes”, tha deputetit bullgar, Petar Vitanov, për Euronews./Euronews
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj