Lajme
Zvicra shënon rekordin e prodhimit të energjisë diellore
Zvicra tashmë edhe zyrtarisht ka thyer rekordin e prodhimit, me 493 megavatë në vit, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të fundit të botuara nga Swisssolar, vitin e kaluar numri i impianteve fotovoltaike u rrit me 50% krahasuar me 2019. Për të qenë në gjendje të zëvendësonin energjinë bërthamore dhe fosile, megjithatë do të duheshin kapacitete diellore 15 herë më të larta, tha David Stickelberger, drejtor i Swissolar.
Në total, panelet diellore me një kapacitet prej gati 3 gigavatë të instaluar deri në fund të vitit 2020 mbulojnë 4.7 % të kërkesës për energji elektrike në Zvicër. Për krahasim, rritja e instalimeve fotovoltaike në të gjithë botën ishte 18%, duke mbuluar 3.7% të kërkesës globale për energji elektrike.
Të gjitha kategoritë e madhësive dhe sektorët e aplikacioneve përfituan nga rritja zvicerane. Rritjet ishin veçanërisht të larta për instalimet në ndërtesat industriale, tregtare dhe të shërbimit dhe për sistemet me mbi 100 kilovatë.
Trendi është drejt sistemeve me kapacitet më të lartë. Sistemi mesatar kishte një kapacitet prej 24.5 kilovatë (kW) krahasuar me 22.5 kW më 2018.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














