Lajme
KEDS: Do t’i trajtojë me prioritet kërkesat e diasporës
Gjatë sezonit të verës do të trajtohen me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora, kështu është thënë nga kompania kosovare për distribuim me energji elektrike, KEDS, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se bashkatdhetarët kanë blerë prona të shumta në Kosovë, KEDS-i ka thënë se në vazhdimësi po pranon kërkesa për lidhje të reja nga konsumatorët që po kërkojnë të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër të qëndrimit në Kosovë.
Në këtë drejtim, KEDS-i ka bërë të ditur se ka ndërtuar një sistem identifikimi për kërkesat për lidhje të reja për diasporën.
Gjatë kërkesës për lidhje të re, bashkatdhetarët duhet të marrin me vete pasaportën e vendit rezident apo lejeqëndrimin në atë vend, që dëshmon se aplikuesi është nga diaspora.
“Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje”, thuhet në njoftim.
“KEDS mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë”, përfundon komunikata e KEDS-it.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio Guvernatori Mike DeWine e përzgjodhi profesionisten shqiptaro-amerikane në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet në Evropën... -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












