Lajme
Rëndësia e ujit në organizmin e njeriut
Uji është një nga resurset më të rëndësishme për zhvillimin e jetës së njeriut.
“Pa ujë nuk ka jetë”, është një shprehje që e dëgjojmë shumë shpesh. Madje grekët e lashtë e kanë konsideruar ujin si fillimin e gjithçkaje.
Është pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, janë këto tri cilësi të cilat i dimë të gjithë, por këto janë vetëm tri nga shumë fakte të tjera mjaft interesante.
Rreth 2\3 e tokës përbëhet nga uji, i cili ekziston në tri gjendje agregate, të ngurtë në formë akulli, të lëngët në formë të rrjedhshme dhe të gaztë.
A e keni ditur se për sa kohë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?
Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, por pa ujë nuk mund ta shtyjë kaq gjatë.
Të paktën 60 për qind e trupit të të rriturve është e përbërë nga uji, i cili është mjaft i rëndësishëm për një funksionim normal të trupit të njeriut. Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të jetojë pa ujë është një javë.
Mirëpo, vlerësimi me siguri do të jetë më i shkurtër në kushte të vështira, si për shembull, gjatë stinës së verës, kur dhe temperaturat janë më të larta.
Sipas “The Independent”, një javë është një vlerësim paksa i ekzagjeruar, pasi normalja është 3 deri në 4 ditë. “Ju mund të rrini 100 orë pa pirë ujë nëse jashtë janë temperatura mesatare. Nëse është freskët ju mund të shkoni pak më gjatë. Mirëpo, në rastet kur jeni të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, sigurisht që është më pak”, ka thënë profesori i mjekësisë, Claude Piantadosi, SHBA.
Nëse i gjithë uji që gjendet në botë, do të mund të futej në një enë prej 4 litrash, uji i freskët në dispozicion për ne do të ishte e barabartë me sasinë që zë një lugë gjelle.
Përbërja e gjakut të njeriut përbëhet nga 83 % ujë.
Mbi 90% e furnizimit të botës me ujë gjendet në Antraktidë.
A e keni ditur se 70% e planetit Tokë është ujë, por vetëm 1% e ujit është për përdorim njerëzor. Gati 97% është uji i kripur i cili nuk është i pijshëm ndërsa 2% e ujit është në ofrmë të akullit dhe akullnajave, prandaj vetëm 1% është për nevojat e njeriut.
Uji ka një rol shumë të rëndësishëm edhe në rregullimin e temperaturës në tokë, siq mund të vërtetohet tashmë me efektin e “ngrohjes globale” ku në shumë vende janë rritur temperaturat mesatare.
85% e sëmundjeve në botë barten me ujin, më shumë se gjysma e ujit që e konsumojmë në shtëpitë tona, vjen nga banjot dhe tualetet.
Uji më i freskët është ai i cili buron nga nëntoka.
A e keni ditur se në momentin që një njeri ndjen etje, ai ka humbur 1 për qind të sasisë së përgjithshme të ujit në organizëm.
Në qoftë se nuk pini mjaft ujë, trupi e thith ujin nga lëkura, për këtë arsye duhet të pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve sepse në të kundërtën lëkura juaj do të plaket shumë shpejt.
Normal, një njeri duhet të konsumojë të paktën 2 litra ujë, ndërsa në vit më shumë se 1 mijë litra.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












