Lajme
Merkel: Ballkanit Perëndimor i duhet pajtimi
Në një prononcim për media, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia kushtoi mesazhin e fundjavës konferenës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila do të zhvillohet të hënën 05.07.), në mënyrë virtuale, shkruan DW.
“Unë jam e gëzuar që do të mund të vijojmë bashkëpunimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën në Berlin.
Ndihmesë për stabilitet dhe dialog
Merkel kujtoi më tej fillimet e Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014: “Si atëherë, ashtu edhe sot qëllimi është të japë ndihmesa sa më konkrete për qëndrueshmërinë e rajonit dhe për dialogun paqësor mes të gjitha palëve”, vijoi më tej politikania kristiandemokrate.
Kancelarja gjermane rikujtoi përgjegjësinë e BE-së dhe të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor: “Ai është një pjesë e Evropës, ku nuk janë shëruar ende plagët e luftrave të viteve 90-të, e dhunës ndër grupet etnike. Por: Në Gjermani jetojnë edhe shumë shtetas, që i kanë rrënjët e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, kujtoi kancelarja më tej.
„Për mua është më se e qartë: Ne, shtetet anëtare të BE-së, jemi shumë të interesuara për një zhvillim paqësor dhe të mirë të Ballkanit Perëndimor. Dhe, ne kemi një përgjegjësi që të angazhohemi faktikisht për këtë”
Këmbimet mes të rinjve
Merkel më tej veçoi disa nga arritjet e Procesit të Berlinit: „Forumin Rinor të Ballkanit Perëndimor, i cili bën bashkë të rinj nga etni, gjuhë dhe fe të ndryshme”, por edhe „në arsimin profesional, në njohjen reciproke të diplomave të shkollave të larta dhe në bashkëpunimin e shkencës”, si edhe „përparimet në projektet e transportit dhe infrastrukturës, të cilat ndërlidhin rajonin”.
Të gjitha janë hapa të rëndësishme për të arritur në një komunikim të vazhdueshëm përtej kufijve, i cili ndihmon që të pakësohen rezervat. Dhe, i sjell këto vende të gjitha së bashku në synimin e tyre për të plotësuar kushtet për anëtarësim në BE. Jam e bindur se herët a vonë e ardhmja e tyre me të vërtetë do të jetë në Europën e bashkuar”, tha kancelarja.
Lipset ende pajtim
Më tej Merkel u përqendrua edhe te sfidat e rajonit. „Ende nuk janë zhdukur mosbesimi dhe nacionalizmat e vjetra, të cilat shumë shpesh ngjallin grindje dypalëshe”.
Edhe në të ardhmen nevojitet pajtim, tha nismëtarja e Procesit të Berlinit: “Kjo do të thotë që të trajtohet e kaluara, por edhe të bëhet gjithçka e mundshme që brezi i ri të jetojë në paqe”
„Unë jam e bindur se me konferencat e përvitshme të Ballkanit Perëndimor, ne mund të ndihmojmë në këtë proces”, përfundoi kancelarja Merkel. /DW
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












