Lajme
Tragjedia e Velipojës, Policia: Konflikt i çastit për shkak të ndarjes së ambienteve të rërës
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.
Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimajm, ka dhënë detaje gjatë orëve të natës, ku thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave.
“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, në ambientet e hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezllonave të çadrave. Policia ka mbërritur pas ngjarjes. Shpresoj që në takimin tjetër do t’ju jap detaje më të hollësishme. Ngjarje e përfshirë më shumë se sa një armë, një armë pistoletë e kemi sekuestruar, ku pastaj do të nxjerrim se kujt i përket. Janë sekuestruar një sërë kamerash. Shumë shpejt do të ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”, tha Brahimaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











