Lajme
Rreth 160 mijë kosovarë kanë marrë vaksinat anti-COVID-19
Tash e më shumë se një muaj, në vend është duke vazhduar të jetë e ulët lakorja e rasteve të reja me coronavirus.
Pavarësisht kësaj, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, sipas të dhënave nga MSH-ja, janë dhënë 157 mijë e 338 doza të vaksinës.
Gjithashtu edhe numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani në Kosovë 29 mijë e 314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kanë synim që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime. Vitia ka thënë se që kur ka filluar vaksinimi masiv, kanë arritur të vaksinojnë deri në 8 mijë qytetarë brenda ditës.
“Nga 15 qershori, kur ka filluar të zbatohet ky plan, e kemi parë që pa asnjë problem, nga 2,500 deri në 3,000 që janë bërë më herët brenda dite, kemi arritur t’i vaksinojmë deri në 8,000 qytetarë brenda ditës”, tha Vitia.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend mbetet 170.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












