Lajme
Vazhdojnë edhe sot temperaturat e larta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënojë rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.
Sipas institutit, me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.
“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit. Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












