Shqipëria
Shuhet një familje mërgimtarësh në një aksident në Vlorë
Është bërë e ditur se një familje emigrantësh u shua këtë mëngjes në një aksident tragjik që ndodhi në rrugën Fier – Vlorë, transmeton albinfo.ch.
Babai, nëna dhe dy vajzat po udhëtonin për të vizituar të afërm në Vlorë, ku dhe do të bënin pushimet.
Përplasja me një automjet ishte fatale, ndërsa në gjendje të rëndë janë tre personat, të cilët udhëtonin me makinën tjetër.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se E.G., babai i dy vajzave të mitura, 14 dhe 9 vjeçe, ishte emigrant prej 20 vjetësh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.
Por, paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës, në një fshat të Vlorës, e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e E.G. në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush, pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.
Mësohet se viktimat që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” me targa greke janë: E.G., S.G.A. dhe E.G.
Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ishin nga Tirana. Ata janë identifikuar si I.M., F.L. dhe G.S.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











