Lajme
Përfitimet shëndetësore të plazhit
Më poshtë mund të lexoni përfitimet e vërtetuara shëndetësore të plazhit.
1. Valët e detit relaksojnë mendjen dhe trupin. Sipas një studimi, zëri i valëve ndikon që truri jonë të futet në një gjendje qetësie dhe paqeje. Kur jemi të relaksuara, trupi ripërtrihet, gjithashtu kur lundrojmë mbi ujë gjaku nga ekstremet e poshtme koncentrohen në pjesën e barkut dhe gjoksit ku ndodhet zemra, gjë që sjell më tepër oksigjen në trurin tonë dhe na bën më aktivë dhe agjilë në proces.
2. Ajri i freskët i detit na bën më të lumtur. Kjo ndhodh ashtu pasiqë ajri i detit është i mbushur me jone negative të shëndetshme që rrisin aftësinë tonë për të absorbuar më tepër oksigjen. Këto jone negative e balansojnë nivelin e serotoninës duke na bërë më të relaksuar dhe energjikë, prandaj edhe bëjmë gjumë më të këndshëm pasi të kalojmë një ditë në plazh.
3. Ajri me kripë e lufton depresionin dhe çrregullimet në disponim. Jonët negative në ajrin me kripë e ngrisin gjendjen emocionale tek ata që janë me depresion. Studime të shumta kanë konstatuar se terapia me jone negative është trajtimi më i mirë për njerëzit me këtë problem psikologjik.
4. Ajri i detit përforcon imunitetin. Sipas një studimit në Universitetin e Kalifornisë, ajri i detit ka shumë elektrone të lira që neutralizojnë radikalet e lira në trup, jonet negative mund të vrasin bakteret me çka e përmirësojnë imunitetin e njerëzve që bëjnë plazh.
5. E ndenjura shtrirë në plazh e lehtëson stresin. Nxehtësia e diellit në lëkurën tonë ndikon edhe në sistemin endokrin me çka sekretohet endorfina në trup dhe na bën më të relaksuar dhe më pak të stresuar.
6. Rrezitja shëron disa sëmundje të lëkurës. Ekspozimi i kontrolluar në diell është i mirë për ata që vuajnë nga psoriasis. Rrezatimi ultravjollcë bën që lëkura të thahet dhe të qërohet më shpejtë, duke u zëvendësuar me shtresë të re të lëkurës.
7. Uji në det shëron dermatitin e lëkurës. Sipas një instituti për sëmundje të lëkurës, uji i detit është i mirë për dermatitin e lëkurës. Uji i detit e bën lëkurën më elastike, më të pastër dhe të butë./revistawho.com
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













