Lajme
Kosovarët nga 1 korriku nuk do të paguajnë 15 euro taksë për hyrje në Mal të Zi
Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi, tha drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku.
Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shtyrë zbatimi i saj për një muaj, dhe marrëveshja do të nënshkruhet më 25 qershor, në ora 14:00.
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhur në muajin e tretë të mandatit si drejtor, kemi arritur t’ i finalizojmë të gjitha komentet dhe më 25 qershor, në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”, ka thënë ai.
“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë të paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”, tha ai në një intervistë për EO.
Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar, Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik“.
Është një vendim që i paraprin një marrëveshje, e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrinë e Financave, Bankës Qendrore, neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, deklaroi ai. “Për Byronë është njëjtë, vetëm se është një proces më ndryshe. Nuk e shohim problem”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











