Lajme
Vlerat ushqyese të shalqirit
Shalqiri është një nga frutat e stinës së verës, i cili përmban vlera të padiskutueshme shëndetësore.
Shalqiri është një nga frutat e stinës së verës, prandaj edhe preferohet të përdoret këtë stinë nga të gjithë. Është mjaft dietetik, edhe pse disa mendojnë të kundërtën.
Energjia që i jep organizmit tonë konsumi i shalqirit nuk i kalon 16 Kcal. Ai shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen, pasi përmban gjysmën e kalorive që kanë frutat e tjera.
Efektet pozitive
Shalqiri është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale, si fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.
Ajo që i jep frutës ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioksidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave duke sulmuar radikalet e lira të oksigjenit si peroksidi dhe superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat duke kontribuar në plakjen tonë. Lufta prej lipoceneve e kundërshton këtë efekt. Kjo është edhe arsyeja pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit.
Shalqiri ka edhe veti antitumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve. Shalqiri mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar.
Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










