Lajme
SHBA: Breshëri plumbash mbi një veturë, qëllohet një 11-vjeçar
Një person ndal veturën dhe fillon të shtjerë mbi mjetin brenda të cilit ishte një 11-vjeçar dhe babai i tij, policia amerikane publikon pamjet
Policia e Detroitit është vënë në kërkim të një burri, i cili doli nga vetura Chrysler 300 dhe qëlloi me breshëri plumbash mbi një veturë tjetër, duke qëlluar një djalë 11-vjeç, babanë e tij, por edhe një person të tretë.
Policia amerikane ka njoftuar se të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të dielës në rrugën Plymouth, në afërsi të një autostrade, transmeton albinfo.ch.
Pamjet e publikuara nga policia shfaqin një veturë të zezë, nga e cila del një burrë dhe disa sekonda më pas ndalen Chrysleri nga i cili fillojnë të shtënat.
Ai nuk hezitoi që me pushkë automatike të zbraz një breshëri plumbash mbi veturën – ku si pasojë u qëlluan 11-vjeçari, babai i tij dhe një person tjetër që me urgjencë u dërguan në spital për tretman.
Pas intervenimit të mjekëve, mediat amerikane raportojnë se gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar, kurse policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit që është në arrati.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











