Lajme
SHBA, plane për dhurimin e 55 milionë dozave të tjera të vaksinës
Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë doza të tjera vaksine kundër COVID-19 jashtë vendit, pjesa më e madhe e tyre për Amerikën Latine, Karaibet, Azinë dhe Afrikën.
Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë doza të tjera vaksine kundër COVID-19 jashtë vendit, pjesa më e madhe e tyre për Amerikën Latine, Karaibet, Azinë dhe Afrikën.
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën se pjesa më e madhe e dozave do të shpërndaheshin përmes programit COVAX, duke përmbushur një zotim të Presidentit Biden për të dhuruar 80 milionë doza vaksine për vende të tjera.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi të hënën se administrata mund të mos jetë në gjendje të përmbushë zotimin e saj për t’i dhuruar dozat brenda muajit qershor, si rezultat i pengesave rregullatore. Zyrtarët e cituar nga agjencitë e lajmeve thanë se dozat janë gati, por dërgimi i tyre po vonohet nga kërkesat ligjore, logjistike dhe rregullatore në SHBA dhe në vendet përfituese.
Presidenti Biden foli në fillim të muajit për planet për të dhuruar 25 milionë dozat e para. Të hënën, Shtëpia e Bardhë dha detaje për 55 milionë dozat e tjera, ndër to 14 milionë doza për Amerikën Latine dhe Karaibet, 16 milionë doza për Azinë dhe 10 milionë doza për Afrikën./VOA
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











