Lajme
Borell: Bashkëpunimi BE-SHBA do ta ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, konfirmoi se ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Borell tha se tani ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut. “Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borell për gazetarët në Bruksel.
Borell kryesoi të hënën një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i informoi të pranishmit për rundin e fundit të bisedimeve Kosovë-Serbi, që u mbajt më 15 qershor.
Në këtë takim, për herë të parë u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pa hyrë në detaje, Borell u tha gazetarëve se ai u ka paraqitur ministrave një raport për rrjedhën e takimit të fundit, si dhe i ka informuar ata për qëllimin për të mbajtur edhe një takim të kësaj natyre përpara fillimit të pushimeve verore.
Gjatë takimit të parë, Kurti dhe Vuçiq ranë dakord vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut.
Është paralajmëruar se takimi i radhës mund të mbahet në fund të korrikut. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Qëllim i bisedimeve është arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











