Lajme
Rriten me 50% taksat për plazhin në Jug
Pas bllokimit të lejeve të stacioneve të plazheve, për menaxhimit të plazheve nga bizneset e vogla, pushtetet vendore në jug të Shqipërisë, si Bashkia e Himarës ka rritur edhe çmimet e shfrytëzimit të hapësirës në plazhe.
Disa ditë më parë Gazeta “Shqip” tregoi mënyrën se si po bllokohen bizneset e vogla për shfrytëzimin e stacioneve të plazhe nga portali shtetëror e-Albania, duke mos ia lëshuar lejen përkatëse. Kjo ngriti aludimin se veprimi ndërmerret për shkak të favorizimit të katër resorteve në të ngritura përgjatë vijës bregdetare në jugun e Shqipërisë. Ndërsa sot vihet re që Bashkia e Himarës i ka rritur ndjeshëm çmimet e taksës për shfrytëzimin e hapësirës në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërsa sot është data 20 qershor, lejet e stacioneve të plazheve nuk janë lëshuar ende, biznesen ndodhen përballë faktit të shtrenjtimit të tarifës së shfrytëzimit të hapësirës, në një kohë kur situata bllokuese e krijuar nga pandemia duhej të pasohej me një aplikimin e një barrë fiskale më lehtësuese.
Sipas dokumenteve dhe faturave që disponon Gazeta “Shqip”, bizneset e vogla detyrohen të paguajnë për hapësirën e shfrytëzimit së plazhit 750 lekë për metër katrorë, ndërsa në kohë normale kjo tarifë ishte 525 lekë/m2. Kjo rritje me 50% të vlerës, shkakton një goditje tjetër për biznesin, i cili ka vuajtur pasojat afatgjata të krizës së pandemisë së koronavirusit.
Gjithashtu për të njëjtën hapësirë të përcaktuar në hartë me numra të ndryshëm, ku për efekt identifikimi detyrohet që i njëjti biznes (me të njëjtin NIPT) të paguajë dy herë të njëjtat taksa që aplikon Bashkia (për ndriçim, gjelbërim etj.). Një tjetër problem është mënyra selektive e dhënies së lejeve të ngritjes dhe shfrytëzimit të stacioneve të plazheve.
Shumë subjekte që po u nënshtrohen rregullave të përcaktuara nga Ministria e Turizmit për stacione plazhi, por ato po përballen me pandershmëri, pasi biznese të tjera, pa asnjë lloje leje, po ushtrojnë aktivitetin e tyre pa asnjë lloj problemi.
Si rregull tarifat e taksat për pjesën e stacionit të plazhit paguhen për 6 muaj, dhe realisht shfrytëzohen 2 muaj. Sot është data 20.06. dhe akoma nuk janë miratuar lejet e plazhit. Ndërsa i gjithë bregdeti jugor shqiptar, pjesa e cilësuar si perla e Shqipërisë, ka mbetur pa stacionet e plazheve, duke mos u ofruar turistëve shërbimet më minimale, një çadër dhe një shezllon.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











