Futboll
A është Shaqiri më i miri në histori të Zvicrës?
Xherdan Shaqiri ka qenë gjithmonë vendimtar te Zvicra
Shkëlqeu kundër Turqisë. Por, kjo nuk ishte hera e parë. Xherdan Shaqiri gjithmonë ka qenë vendimtar te Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Në ndeshjen e fundit theu dy rekorde të rëndësishme. Ka shënuar shtatë gola në Kampionate Evropiane dhe Botërore, më së shumti në histori të Zvicrës.
Ai ka shënuar në katër turne madhor radhazi: Kupa e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020. Këtë rekord nuk e kishte asnjë futbollist zviceran. Madje, vetëm tre futbollistë në Evropë e kanë arritur këtë rekord: Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Ivan Perisiq.
Në total, Shaqiri ka 94 ndeshje me Zvicrën dhe 25 gola. Si nga paraqitjet, ashtu edhe nga golat, Shaqiri renditet i shtati te Zvicra. Heinz Hermann ka 118 ndeshje të Zvicra, kurse Alexander Frei ka 42 gola.
Shaqiri ka debutuar te Zvicra në vitin 2010 dhe ka marrë pjesë në ngjarjet madhore me Natin, duke mos munguar asnjëherë, përcjell tutje albinfo.ch.
Xherdani ka luajtur edhe për Zvicrën U17, U18, U19 dhe U21. Me këtë të fundit ishte në finale të Evropianit, por ishin mundur nga Spanja.
Në vitin 2016, Zvicra arriti suksesin më të madh, duke u kualifikuar në 1/8 e finaleve në Evropian. Shaqiri ishte pjesë e rëndësishme e Natit. Madje, nuk harrohet goli ndaj Polonisë.
Edhe dy goli ndaj Serbisë në Kupën e Botës më 2018 nuk do të harrohet. Gol i fitores dhe festimi me Shqiponjë.
Xherdan Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayernin dhe Liverpoolin. Ka fituar titullin në Zvicër, Gjermani dhe Angli. Ka fituar dy herë Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. Gjithashtu ka fituar edhe disa trofe të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












