Lajme
Iniciativa më e re: Askush në Zvicër nuk bën të ketë mbi 100 milionë franga
Të ardhurat shtesë (ato që do të merren në emër të tatimeve), sipas Juso-s duhet të derdhen në luftimin e krizës klimatike

Projekti i iniciativës “Bëni të pasurit të paguajnë për ndryshimin e klimës” është projekti i madh i radhës i iniciuar nga Socialistët e Rinj (Juso) pas iniciativës së quajtur “99 për qind” për të cilin do të votohet më 26 shtator, shkruan agjencia e lajmeve, sda.
Askush në Zvicër nuk duhet të ketë më shumë se njëqind milionë franga në konto, po u votua iniciativa e kësaj organizate, transmeton albinfo.ch. Në kuvendin e tyre të mbajtur të shtunën, Socialistët e Rinj u shprehën në favor të iniciimit të një nisme popullore që do të mundësonte këtë.
Menaxhmenti i partisë së të rinjve do të shqyrtojë opsionet e zbatimit dhe do të punojë për iniciativën në muajt e ardhshëm, ka njoftuar Juso pas takimit me rreth 200 pjesëmarrës në Wettingen AG.
Në diskutim do të jetë një taksë e vetme për pasuritë përkatëse të larta ose një rritje e madhe në nivelet më të larta të taksave.
Të ardhurat shtesë (ato që do të merren në emër të tatimeve) duhet të derdhen në luftimin e krizës klimatike dhe në investime, si në ngrohjen sipas standardeve ekologjike, zgjerimin e shfrytëzimit të energjisë diellore ose uljen e çmimeve të transportit publik.
Juso e arsyeton vendimin për iniciativën e re për të kufizuar pasurinë private me faktin se super të pasurit kanë përfituar për vite me radhë nga një sistem ekonomik i dëmshëm për klimën, përcjell albinfo.ch. Prandaj, atyre tani duhet t’u kërkohet të paguajnë për parandalimin e “kolapsit të klimës” dhe t`ia lehtësojnë barrën popullit.
“Njëqind milionë franga janë më shumë para sesa mund të shpenzojë njeriu në një jetë”, thuhet në qëndrimin e Juso-s.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja