Lajme
Zvicra nuk renditet mirë në kujdesin ndaj fëmijëve
Zvicra ka një nga sistemet më të shtrenjta të kujdesit për fëmijët në botën e zhvilluar dhe gjithashtu po merr nota të këqija në lejen prindërore, sipas një raporti nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), përcjell albinfo.ch.
Shteti Alpin renditet në vendin e 38-të, nga 41 vende që krahasohen nga raporti “Ku qëndrojnë vendet e pasura në kujdesin për fëmijët”, i lëshuar të premten.
Votuesit zviceranë vendosën vitin e kaluar të futnin dhjetë ditë pushim atësie, ndërsa nënat kanë të drejtë për 14 javë leje me pagesë që nga viti 2005.
Vetëm Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk ofrojnë asnjë të drejtë ligjore në gjithë vendin për leje lindjeje ose atësie, paraqiten më keq. Kostoja e çerdheve dhe formave të tjera të kujdesit për fëmijët në Zvicër konsiderohet gjithashtu tepër e shtrenjtë.
“Në Irlandë, Zelandën e Re dhe Zvicër, një çifti me të ardhura mesatare do të duhet të shpenzojnë midis një të tretës dhe gjysmës së një rroge për të paguar për dy fëmijë në kujdesin e fëmijëve”, tha raporti, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













