Maqedonia

15 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2 mijë e 802 testime të realizuara, 15 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërkaq edhe sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.