Lajme
“Ulje e pashembullt e dënimit” të kosovarit, të dëmtuarit kërkojnë rigjykim
24-vjeçari është larguar nga salla e gjyqit si një njeri përkohësisht i lirë, i përcjellë nga duartrokitje të zëshme të disa të njohurve
Në procesin që përfundoi dje në lidhje me garën e makinave me përfundim fatal në Moers, zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër dënimit të ulur ndjeshëm të të akuzuarit 24-vjeçar, raporton DPA.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, Gjykata e Landit në Kleve ka ulur dënimin nga ai me burg të përjetshëm , që kishte shqiptuar një dhomë tjetër e po kësaj gjykate, në vetëm 4 vite burg. Këtë ulje dënimi e kishte vendosur pasi shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH).
Prokurori publik ishte gjithashtu i mendimit se i pandehuri ka vepruar me dashje dhe vepra duhet të konsiderohet si vrasje me kusht. Gjykata Federale e Drejtësisë tani është përgjegjëse për procedim të mëtejmë.
I pandehuri kryesor, i cili ishte 22 vjeç në kohën e krimit, kishte ngarë makinën prej 600 kf me shpejtësi prej 167 kilometrash në orë nëpër një zonë banimi, ku lejohej 50 km në orë. Një shofere 43 vjeçare kishte pësuar dëmtime fatale kur makina e të riut u përplas me makinën e saj.
Gjykata e Landit në Kleve kishte dënuar kosovarin me burgim të përjetshëm për vrasje, në shkurt të vitit 2020. Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH) pastaj ka rrëzuar këtë gjykim sepse gjykatësit federalë nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme të një veprimi të qëllimshëm.
Të hënën, një dhomë tjetër e Gjykatës së Landit në Kleve ka shqiptuar një dënim dukshëm më të butë, gjithsej prej katër vjetësh për gara të paligjshme të automjeteve motorike që kanë rezultuar me vdekje.
Meqenëse i pandehuri tashmë dy vite ishte në paraburgim, atij i është hequr paraburgiumi pas vendimit, ka njoftuar avokati i familjarëve të gruas së vdekur. Ai kishte marrë pjesë në gjyq në cilësinë e paditësit të përbashkët.
24-vjeçari është larguar nga salla e gjyqit si një njeri përkohësisht i lirë, i përcjellë nga duartrokitje të zëshme të disa të njohurve, të pranishëm në sallë. Dhe, kjo ishte “e vështirë për t’u duruar”, ka thënë avokati.
.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













