Maqedonia
Pas regjistrimit të rastit të parë me variantin indian të koronavirusit në Maqedoni
Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi, meqë, sipas tyre, “bëhet fjalë për një rast të izoluar, që nuk ka rrezik për shëndetin publik, pasi personi i infektuar është i izoluar maksimalisht”
Sipas autoriteteve shëndetësore, rasti u zbulua te një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë.
Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi, meqë, sipas tyre, “bëhet fjalë për një rast të izoluar, që nuk ka rrezik për shëndetin publik, pasi personi i infektuar është i izoluar maksimalisht”.
“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetushëm se variantet e tjera.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.
Rasti i vetëm pozitiv rezultoi pas testimit të 1,576 mostrave.
Sipas raportit, të hënën u konfirmuan tri viktima nga koronavirusi dhe 204 të shëruar.
Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut aktualisht është 464.
Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe, tha se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 15 qershor.
Ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, ndalimin e lëvizjes në grupe në ambientet e jashtme, si dhe ndalimin e lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











