Lajme
Italia rihap kufijtë me shtetet e zonës Schengen, jo më karantinë 14-ditore
Sa u përket udhëtimeve me shtetet e tjera të botës, masat kufizuese do të jenë në fuqi të paktën deri më 15 qershor
Duke nisur nga dita e sotme, Italia rihap kufijtë me të gjitha shtetet e zonës Schengen, duke përfshirë edhe Zvicrën.
Kjo do të thotë se të gjithë vizitorët e huaj do të futen në Itali pa u detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.
Lehtësimet në udhëtime brenda Unionit do të jenë më të shumta e më të dukshme pas 1 korrikut kur hyn në fuqi edhe certifikata e gjelbër e Covid-19, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sa u përket udhëtimeve me shtetet e tjera të botës, masat kufizuese do të jenë në fuqi të paktën deri më 15 qershor.
Gazetari shqiptar, Arbër Agalliu, sqaroi në Euronews Albania se përsa u përket shtetasve shqiptarë, hyrja në Itali do të jetë sipas rregullave të mëparshme, me një tampon të bërë brenda 48 orëve të fundit.
Ai shtoi se ky shtet po shkon drejt normalitetit, ku vijon masivisht edhe procesi i vaksinimit.
Aktualisht në Itali janë 210,050 persona të infektuar me COVID-19.
Po kështu në 24 orët e fundit kanë rezultuar 2,897 raste të reja dhe kanë humbur jetën 62 persona.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









