Lajme
“KÂ kamping”, kampi që afron shqiptarët në Austri
Katër ditë të paharruara: fjetje në tenda, në shtëpiza prej drurit, lojëra të ndryshme, mbrëmjet rreth zjarrit, Open-air kino në natyrë, muzikë, skara, flija dhe ushqime të tjera tradicionale do të jenë patjetër përsëri pjesë e kampit të këtij viti që organizohet nga shqiptarët në Austri.
Për katër ditë më radhë (nga datat 03-06 qershor 2021) organizata shqiptare në Austri “K” organizon “K Kamping ‘21”, një aktivitet tanimë tradicional i cili organizohet për vitin e tetë me radhë në Austri.
Edhe këtë vit është përzgjedhur një vend i veçantë për të zbuluar, siç është zona turistike e Mooslandl, respektivisht zonën e kampingut Mooswirt në Steiermark (https://mooswirt.at/campingplatz/).
“Ky aktivitet ka në fokus sportin, eksplorimin e natyrës, kultivimin e traditave shqiptare si dhe njohjen me kulturën austriake. Do të organizohen ecje në natyrë, ushtrime fizike, aktivitete sportive si: lojëra pa kufi, not, futboll, volejboll, dhe gjithashtu, fëmijët do të kenë hapësirat e veçanta për aktivitete të ndryshme. Mbrëmjet rreth zjarrit, Open-air kino në natyrë, muzikë, skara dhe ushqimet tradicionale shqiptare do të jenë patjetër përsëri pjesë e kampingut”, thotë për albinfo.at, organizatori Ermal Vejsa.
Lojëra të ndryshme për kënaqësinë e të rriturve dhe fëmijëve
Gjatë katër ditëve të qëndrimit tonë në ‘Kâ kamping ’21’, do të organizojmë çdo ditë nga një aktivitet për të rriturit dhe një aktivitet për fëmijët.
“Aktivitetet janë përgatitë të jenë kreative, zbavitëse dhe në frymë të bashkëpunimit ekipor!’’ shprehet bashkëorganizatorja, Lirjeta Avdiu – Vejsa.
Të gjithë kampistët do të ndahen në ekipe që në ditën e parë dhe përgjatë gjithë qëndrimit do të garojnë në lojërat pa kufi të cilat janë më shumë zbavitëse sesa konkurruese.
Përveç aktiviteteve të lartcekura, gjatë qëndrimit në ‘Kâ kamping ’21’ do të këtë edhe iniciativa tjera si ushtrime gjimnastike, ecje në natyrë, futboll etj!

KÂ kamping‘ i bërë disa vite rresht dhe ku numri i pjesëmarrësve ka arritur edhe mbi 70 veta me katër ditë qëndrim, derisa vit sipas organizatorëve numri pritet të jetë mbi 100 pjesëmarrës.
“Krijimi i këtyre organizimeve ishte që në fillim dhe vazhdon të qëndrojë në idenë dhe dëshirën që njerëzit nga komuniteti jonë të njihen me njëri tjetrin, të qëndrojnë sa më shumë në kontakt, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë bashkëpunime të natyrave të ndryshme”, pohon Ermal Vejsa.
Për shtatë vite me radhë, “KÂ kamping” është organizuar në vende të ndryshme të Austrisë, duke eksploruar natyrën përrallore që ekziston në Austri, dhe duke u njohur gjithnjë e më shumë me kulturën e këtij vendi.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














