Futboll

Përgatitjet për Evropian: Zvicra fiton miqësoren e parë

Tre futbollistë shqiptarë u paraqitën për Natin, kurse mbeti pa debutim Andi Zeqiri

Zvicra ka filluar që disa ditë përgatitjet për Kampionatin Evropian, derisa sonte ka shënuar fitore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 2:1.

Sfida ishte miqësore dhe do t’i shërbejë Natit para Evropianit që fillon më 11 Qershor, shkruan albinfo.ch.

Kapiteni Granit Xhaka luajti 90 minuta, derisa Xherdan Shaqiri vetëm pjesën e parë, kurse nga minuta e 68-të u inkuadrua Admir Mehmedi. Nuk kishte debutim për Andi Zeqirin.

Zvicra në Euro 2020 është në grup me Italinë, Turqinë dhe Uellsin.

https://hofoot.elhighlights.com/embed/t1bJyvvpf9aI4