Shqipëria
Shqipëria promovohet si destinacion ‘Covid Free’
Mënyra e promovimit do të bëhet me anë të panaireve, reklamave dhe rrjeteve sociale

Në mesin e muajit maj, në buxhetin e vitit 2021 të Shqipërisë u miratua një fond shtesë për mbështetjen e turizmit shqiptar dhe promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19.
“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në programin ‘Zhvillimi i turizmit’, për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, i shtohet fondi prej 100 milionë lekësh”, shkruhej në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, përcjell Albinfo.ch.
Për Albanian Post (AP), zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit ka thënë se ky fond “do të jetë kryesisht fond reklamimi” dhe jo përfitimi direkt i bizneseve me fonde.
“Promovimi i Shqipërisë, si një destinacion veror Covid-free”
“Mënyra e promovimit”, shtoi ajo, “do të bëhet me anë të panaireve, reklamave dhe rrjeteve sociale”.
E pyetur se në cilat vende do të reklamohet Shqipëria dhe turizmi i saj, zëdhënësja u përgjigj për AP-në se “kryesoret janë vendet gjermanofolëse”.
Kjo, pasi sipas saj, në këto vende, gjatë viteve, ka munguar promovimi i duhur i Shqipërisë si destinacion turistik. Megjithatë, shtoi zëdhënësja, gjatë kësaj vere “priten turistë nga e gjithë bota”.
Turizmi shqiptar, rënie përgjatë 2020-s
Përgjatë vitit 2020, turizmi shqiptar pësoi rënie. Kjo, si pasojë e masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.
Në këtë kohë u ndaluan fluturimet, u mbyllën disa rrugë tokësore, duke qenë se frika ndaj infektimit me coronavirus ishte prezente.
Ka qenë ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, i cili, gjatë një eventi në Prishtinë, “Pusho Shqip”, tha se shqiptarët e Kosovës “(Shqipërinë) e kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turistë që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm, ishte Kosova”.
Sezoni veror 2021, me masa të lehtësuara
Sipas qeverisë shqiptare, sezoni veror 2021 parashikohet me masa të lehtësuara. Diçka e tillë do të arrihet me lehtësimin gradual të masave dhe vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë.
Lajmin për herë të parë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se “në verë do t’i rikthehemi përsëri jetës tonë të dëshiruar”.
Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një takim me Task-Forcën dhe operatorët turistikë në Golem shprehën njëzëri se sezoni i vitit 2021 do të jetë “Covid-Free”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës