Lajme
India u kërkon rrjeteve sociale të mos përdorin termin “varianti indian” i COVID-19
Kërkesa për rrjetet sociale nga Qeveria indiane u bë përmes Ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë Informative të premten
Qeveria e Indisë ka kërkuar nga kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale që të largojnë çfarëdo përmbajtje që përdorin termin “varianti indian” i COVID-19.
Sipas Ministrisë së Teknologjisë në Indi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka listuar variantin si “B.1.617” dhe çfarëdo reference si “varianti indian” është e rreme.
Terminologjia gjeografike është përdorur vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë. Deri tash janë përmendur edhe variantet britanike e braziliane të koronavirusit.
Qeveria e Indisë është përballur me kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të përballjes me virusin. Ajo madje nxiti polemika muajin e fundit pasi urdhëroi Twitterin të largonte postimet kritike për veprimet e shtetit.
India u godit rëndë nga varianti i ri në fund të muajit mars dhe tani në botë është menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me shifrat e përgjithshme të të infektuarve, me më shumë se 26 milionë qytetarë të prekur me COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vdekjet nga COVID-19 i janë afruar 300-mijëshit, duke mbetur prapa SHBA-së e Brazilit, edhe pse ekspertët besojnë se fatalitetet në Indi janë shumë më të larta.
Kërkesa për rrjetet sociale nga Qeveria indiane u bë përmes Ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë Informative të premten.
Njoftimi s’u bë publik nga shteti, por rrodhi përmes agjencive të lajmeve.
Platformave u është kërkuar “të hiqet e gjithë përmbajtja që përmban apo i referohet termit ‘varianti indian i koronavirusit’ menjëherë”, sipas “Press Trust” të Indisë.
Letra e Indisë po ashtu thekson se OBSH-ja nuk ka përdorur kurrë termin e variantit indian në raportimet e saj.
Një nga zyrtarët e lartë të rrjeteve sociale megjithatë ka thënë se do të jetë tejet e vështirë që një kërkesë e tillë të pranohet.
“B.1.617” është një variant më lehtë i transmetueshëm. Ai u vu re në Indi në fund të vitit të shkuar dhe u shpërnda në dhjetëra shtete. Një numër shtetesh tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga India.
India është treg i madh për rrjetet sociale. Sipas statistikave nga muaji janar, ky shtet është tregu i tretë më i madh për Twitterin.
Qeveria e Indisë preznantoi sivjet disa udhëzime me të cilat pretendonte të ndalte keqpërdorimin e rrjeteve sociale dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme. Muajin e shkuar shteti urdhëroi Twitterin e Facebookun të hiqte postime kritike kundër kryeministrit Narendra Modi për luftën ndaj COVID-19.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










