Lajme
Pajtim i plotë i institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë

Më 20 dhe 21 maj u organizua në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë një mbledhje pune me përfaqësues dhe drejtues nga Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, transmeton albinfo.ch.
Këtë takim pune e përshëndeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Shkëlzen Morina, i cili në fjalën e tij siguroi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës dhe të ministres Donika Gërvalla në hapat e ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për diasporën.
Në mbledhje u diskutuan këto çështje:
– Koordinimi për planifikimin, botimin dhe shpërndarjen e librave bazë, librave ndihmës dhe mjeteve të tjera mësimore për shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë dhe në mërgatë, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në vitin 2015 dhe 2017.
– Caktimi i dinamikës për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, projekteve të përbashkëta dhe evitimin e disa problemeve organizative të krijuara viteve të fundit rreth organizimit të mësimit plotësues në diasporë.
Në këtë mbledhje u ra dakord që hapi i parë për koordinim të përbashkët të aktiviteteve mes dy vendeve në diasporë të ndërmerret me organizimin e punës për planifikimin dhe shpërndarjen e koordinuar të teksteve bazë dhe ato ndihmëse për vitin e ri shkollor 2021-2022. Një planifikim i tillë i dakordësuar mes dy palëve do të lehtësonte procedurat, do të mundësonte një shpërndarje më të mirë me kosto më të ulëta. Për ndjekjen e këtij procesi do të vijohet me përcaktimin e një plani pune të qartë për shpërndarjen e dakordësuar të teksteve dhe mjeteve didaktike, pas përmbylljes së kërkesave nga mësuesit e diasporës në institucionet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë.
Mbledhja vijoi me diskutimet rreth aktiviteteve të përbashkëta që mund të organizohen gjatë këtij viti në diasporë, si seminaret për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Gjermani, Suedi, Zarë të Kroacisë, Greqi etj.
Drejtuesit e këtij takimi Mimoza Hysa (QBD), Ymer Avdiu (MPJD) dhe Arbër Salihu (MASHTI) u pritën në një takim edhe nga UD, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Agim Bërdynaj, që siguroi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit për të gjitha aktivitetet e përbashkëta për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në mërgatë. Biseda këtu u fokusua veçmas në fillimin e përgatitjeve intensive dhe të menjëhershme për organizimin e Seminarit Kombëtar të Mësuesve të Diasporës, që sivjet synohet të mbahet në Tuz.
Duke qenë se çështjet e diskutuara prekin fusha të kompetencave të disa institucioneve, në përfundim u ra dakord për organizmin së shpejti në Tiranë të një mbledhje më të gjerë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të diasporës.
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?